Përshëndetje!


Mirësevini në YPLANks!


Rreth Nesh

Projekti “Iniciativa e të rinjve krijues të hapësirave publike-YPLAN-KOSOVA”, i zhvilluar nga Qendra Kosovare për Hulumtime Urbane-PRO-Planning, ka për synim vetëdijësimin e të rinjve për të drejtën e tyre për të ndikuar në vendimarrje për zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe fuqizimin e tyre për qytetari aktive përmes përfshirjes në dizajnimin e hapësirave publike (place making).

Në kuadër të projektit është zhvilluar dhe funksionalizuar gjeoblogu YPLANks.com, një platformë digjitale e bazuar në ueb, përmes së cilës i mundësohet çdo banori të zonës pilot të kompleksit te “banesat e bardha” në Prishtinë të kyçet në gjeoblog, të lokalizon në Google-hartë hapësirat publike në lokacionet e caktuara (të paraqitura në hartë) dhe përmes plotësimit të pyetësorit të shprehë mendimin e tij lidhur me gjendjen, përdorimin dhe përmirësimin e këtyre hapësirave.

Gjeoblogu YPLANks.com gjithashtu mundëson edhe shfrytëzimin e aplikacionit në telefon mobil (Android), përmes të cilit qytetarët, kryesisht të rinjtë mund të lokalizojnë në Google-hartë (me check-in) hapësirat publike të lagjes dhe të plotësojnë pyetësorin, si dhe të ndajnë idetë për përmirësimin e këtyre hapësirave.

Kontakti



  • +3772323232
  • sadije.kelmendi@proplanning.org
  • www.yplanks.com

YPLANks

First Avenue str.

Pristina, 10000

Kosovo

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).



Copyright © 2017 YPLANks - Proudly developed by SyncLab LLC